Ishte duke pritur autobusin, një burrë i pret të resë flokët

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në rrugën Oxford në Mançester, Angli, kur një 32-vjeçare ishte duke pritur autobusin. Të resë iu afrua një burrë i cili sillej çuditshëm dhe i preu flokët. Po, mirë e lexuat.

“Unë isha ulur në stacionin e autobusit kur ndodhi kjo gjë dhe po shihja nga ana e djathtë për të parë nëse po vinte autobusi”-u shpreh e reja për mediat e huaja.

Ema, e cila është parukiere tha se edhe pse dëgjoi një zhurmë të cilën shkaktojnë gërshërët ajo nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur derisa shkoi në shtëpi.

Ajo shpjegoi: Unë i kapa flokët kur u ktheva në shtëpi. Unë kam flokë mjaft të gjatë dhe janë shumë të trashë. Kur po ushqeja fëmijën vura re që një pjesë e flokëve më ishin prerë. Në mëngjes, gjëja e parë që bëra ishte të raportoja rastin në polici. Ata thanë se do të kontrollonin kamerat. E postova edhe në Facebook dhe shkruajta se çfarë më ndodhi dhe më dërgoi një vajzë tjetër për të më thënë se e njëjta gjë i ndodhi dhe asaj.

Policia e Mançesterit thotë se ka nisur një hetim për incidentin, i cili po trajtohet si sulm. Një sulm i dytë i ngjashëm po hetohet gjithashtu.