“Ishte një djalë i vogël dhe i bukur”/ Ngre bluzën e 5-vjeçarit dhe e puth në bark, Putin akuzohet për pedofili!

Presidenti rus Vladimir Putin po përballet me akuza të rënda për pedofili.

“Daily Mail” raporton se një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Moskë gjatë një eventi ku Putin ishte i pranishëm. Teksa disa nxënës shkolle po zhvillonin një ekskursion duke vizituar Sheshin e Kuq të Moskës, Putin i është afruar një fëmijë dhe e ka puthur në bark. Ngjarja e çuditshme ka bërë që të ngrihen akuza t forta pedofilie mbi Putinin.

Presidenti rus, teksa ishte në një dalje publike, kishte parë Nikitën 5-vjeçar në një turmë fëmijësh dhe iu afrua atij, u gjunjëzua dhe ngriti bluzën për t’i puthur barkun e zhveshur. Stafi i tij mbeti i hutuar ndërsa përqafimi i pakëndshëm i ish-agjentit të KGB-së me fëmijën vazhdonte. Të shumtë kanë qenë reagimet për veprimin e tij, duke e cilësuar si një shfaqje pedofilie, ndërsa kërkojnë shkarkimin.

Putin reagoi menjëherë për akuzat duke thënë se ai thjesht po e përkëdhelte djalin e vogël, ndërsa e krahasoi atë me një ‘kotele’.

“Më dukej shumë i pavarur, i sigurt për veten dhe në të njëjtën kohë i pambrojtur, si të thuash si një kotele. Një djalë i pafajshëm dhe një djalë i vogël shumë i bukur”- u shpreh presidenti.