Itali/ Nipi vret gjyshin me fshesë korenti: Më bërtiste që rrija shumë me telefon!

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Itali, ku një i ri ka dhunuar për vdekje gjyshin e tij, 78-vjeç. Sipas mediave të vendit fqinj, adoleshenti e ka goditur të moshuarin me fshesë korenti dhe me shkelma, duke i shkaktuar vdekjen brenda banesës.

Mediat shkruajnë se shkak janë bërë kritikat që viktima i bënte nipit të tij për kohën e shpenzuar në rrjetet sociale.

15-vjeçari pas ngjarjes, ka publikuar video nga pamjet e rëndë në rrjetin social whatsapp. Policia e ka arrestuar adoleshentin, por dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.