Iu duk si patate, por ishte granatë/ Tmerrohen punonjësit e një fabrike patatinash

Një skuadër bombash është thirrur në një fabrikë patetinash në Zelandën e Re, pasi një objekt që i ngjante një “patate me baltë” rezultoi të ishte një granatë.

Richard Teurukura ishte duke punuar në turnin e natës në fabrikën East Tāmaki Mr Chips, kur vuri re një “patate të çuditshme” në makinerin e patateve, ku patatet lëvizin në një rrip transportieri.

Puna e Teurukurës është të heqi gurët dhe baltën nga patatet.

Ai hoqi një objekt që fillimisht ngjante si patate me baltë, por më pas vuri re që nuk ishte e tillë pasi peshonte sa një gur i madh.

Megjithatë, pasi hoqi baltën e tepërt, ai kuptoi se nuk ishte as patate dhe as gur. Pasi telefonoi një koleg i cili shihte shumë filma lufte, kuptoi se ajo që kishte në duart e tij ishte një granatë.

Granata ishte “dorëzuar” nga një kamion që kishte rreth 28 tonë patate.

Punëtorët thirrën policinë, ndërsa kjo e fundit thirri ekipin e asgjësimit të municioneve shpërthyese të Zelandës së Re, në mënyrë që granata të asgjësohet.