




Të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares, M.O., në Ferizaj, Dardan Krivaqa, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore sot, gjatë seancës ku pritet t’i caktohet paraburgimi





Sipas “Betimit për Drejtësi”, i njëjti ende nuk është shoqëruar për në emergjencë, por nga ekipet mjekësore është duke marrë ndihmën e parë.
Pas kësaj ai është nxjerrë nga objekti i gjykatës nën përcjelljen e forcave të shtuara të policisë, raporton T7, nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, seanca gjyqësore është duke vazhduar pa prezencën e të dyshuarit kryesor për vrasjen e rëndë të 18-vjeçares.
Dardan Krivaqa është arrestuar dje si i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, M.O.





I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.
Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.
Ndryshe, 18 vjeçaria ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj pasditen e së dielës.
Viktima ishte dërguar aty nga Krivaqa dhe Sejdiu, të cilët më pastaj kishin ikur nga vendi i ngjarjes./T7




