Ja çfarë ju ndodhë “Goran Bregovicit” në Tiranë!

Megjithëse kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga performanca tashmë e konfirmuar nga Goran Bregoviç në Korçë kundërshtimet për ardhjen e tij në Shqipëri po vazhdojnë akoma.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar anulimit e koncertit duke kundërshtuar ardhjen e këngëtarit serb në Shqipëri.

Këtyre thirjeve iu bashkuan edhe një numër i madh i artistëve nga Shqipëria dhe Kosova madje këta të fundit shkuan edhe më larg duke anuluar me radhë pjesëmarrjet e tyre.

Në shenjë proteste për performancën e këngëtarit serb, të konfirmuar nga Bashkia e Korçës tashmë, janë sulmuar posterat e këngëtarit që janë afishuar në billboardet në rrugët e Tiranës.