‘Jam një Tuna tjetër’, Tuna bën rrëfimin emoсionueѕ раѕ kthimit nga Ѕiria

Tuna është kthyer nga Siria, ku udhëtoi si pjesë e organizimit të ‘Forchildrensmile’ për t’i ndihmuar fëmijët që kanë përjetuar luftëra. Këngëtarja rrëfeu eksperiencën e saj përmes një postimi në rrjete sociale duke u shpreh se nga ajo që ka përjetuar atje dhe pa nga afër, e ka bërë që të ndryshojë.

Shkrimi i plotë i Tunës:

Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi? Shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime që na ngopin, mundësite e ndryshme… Abdurrahim, Abbude, Gazel, Semira, Ali, Sena…. vetëm disa nga fëmijet në jetimoren Tayyibe,stopi ynë i parë. Ishin fëmijet që njohëm storjet e të cilëve ishin secila më e trishtë se tjetra. Vizita jonë dy ditore u realizua si nisme e shoqatës joprofitare me bazë në Zvicërr ‘For Children Smile e themeluar në vitin 2019 për të mbështetur familjet dhe fëmijet në nevojë të prekur nga fatkeqësitë natyrore si dhe shkatërrimet nga njeriu.

Në krye të saj njoha 4 gra të mrekullueshme – 4 nëna, para së gjithash. Gra të fuqishme, sypatrembura që deri tani kishin vizituar disa herë Sirine dhe vende të tjera si Jemeni, Libia, Zvicrra, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gaza, Turqia, Bangladeshi etj. E tëra kjo me një vizion. Zonjat Emine, Xhemile, Pemba dhe Hasret, ishte kënaqësi t’i dëgjoj derisa flisnin me pasion për misionin e tyre dhe rezultatet e tij. Kisha ndjesi sikur po shikoj ndonjë serial me shumë sezone me shumë epizode në pritje të fundit të lumtur. Dhe fundi gjithmone ishte i lumtur. Derisa i shikoja aty në terren se me çfarë dashurie të sinqertë përkushtoheshin para banorëve vendas, e kuptoja arsyen e suksesit të tyre.