Janë vëlla e motër dhe kanë 4 fëmijë bashkë, tani luftojnë që incesti të legalizohet

Patrick Stübing dhe Susan Karoleëski, me origjinë nga Leipzig, Gjermani, janë vëlla dhe motër dhe kanë katër fëmijë së bashku. Megjithatë, duhet thënë se çifti që po lufton që inçesti të jetë i ligjshëm, nuk njihen që nga lindja. Stübing, tani 36 vjeç, ishte dërguar në një jetimore kur ishte tre vjeç, pas keqtrajtimit nga babai i tij. Ai arriti të gjurmonte familjen e tij biologjike në moshën 23 vjeçare, kur nëna e tij e lindjes vdiq. Me atë rast ai pa motrën e tij për herë të parë, në moshën 16-vjeçare, dhe ishte dashuri me shikim të parë: midis 2001 dhe 2005 ata lindën katër fëmijë. Dy prej tyre janë me aftësi të kufizuara.

“Besimi u shndërrua në një lloj tjetër dashurie kur nëna jonë vdiq gjashtë muaj pasi u takuam. Unë u bëra kryefamiljar dhe duhej të mbroja motrën time. Ajo është shumë e ndjeshme, por ne ndihmuam njëri-tjetrin në këtë kohë shumë të vështirë dhe përfundimisht ajo marrëdhënie u bë fizike”, tha ai për Daily Mail.

Çifti e ka mbrojtur prej kohësh lidhjen e tyre. Stübing tha se çifti “as që e dinin se po bënin diçka të gabuar” dhe tha se ata nuk merrnin parasysh implikimet ligjore të marrëdhënies së tyre. “Nëna jonë nuk do ta kishte miratuar, por të vetmit që duhet të na gjykojnë tani jemi ne”, tha ai për tabloidin britanik.

Çifti u gjykua për incest në vitin 2002 dhe një gjykatë e qarkut tha se Stübing “vetëm fillimisht ishte i shqetësuar për përdorimin e prezervativëve”. Stübing kaloi tre vjet burg për akuzat e incestit. Ndërkaq edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg konfirmoi dënimin e gjykatës gjermane, duke hedhur poshtë ankesën e burrit. Është pushuar ndërkohë çështja penale ndaj motrës, e cila vuan nga një çrregullim i lehtë mendor.