Jeрet alarmi, të rinjtë me ѕhëndet të plotë po vdeѕin рарritur, mjekët duan рërgjigje

Personave nën 40 vjeç po u bëhet së fundmi thirrje që të shkojnë të kontrollojnë sa më shpejt shëndetin e zemrës për të parë nëse mund të vuajnë nga Sindroma e Vd ekjes së Papritur tek të rriturit.

Sindroma, e njohur si SADS, ka rezultuar fatale për thuajse të gjitha kategoritë e njerëzve, pavarësisht nëse ndjekin stil jetë të shëndetshëm apo jo. SADS është një ‘term ombrellë për të përshkruar vd ekjet e papritura te të rinjtë’, tha Kolegji Mbretëror Australian i Mjekëve të Përgjithshëm, që më së shpeshti ndodh tek njerëzit nën 40 vjeç.

Termi përdoret kur një pas vd ekjes nuk mund të gjendet një shkak i dukshëm i vde kjes.

Fondacioni SADS me bazë në SHBA ka thënë se mbi gjysma e 4000 vdekjeve vjetore nga SADS te fëmijët, adoleshentët ose te të rinjtë kanë një nga dy shenjat kryesore paralajmëruese të pranishme.

Këto shenja përfshijnë histori familjare të një diagnoze SADS ose vdekje të papritur të pashpjegueshme të një anëtari të familjes, dhe të fikët ose konvulsione gjatë ushtrimeve, gjatë përjetimit të emocioneve të forta.

Vitin e kaluar, një grua 31-vjeçare, Catherine Keane, vdiq në gjumë ndërsa rrinte te dy miq të saj në Dublin.

Nëna e saj Margherita Cummins i tha Irish Mirror: “Ata po punonin të gjithë nga shtëpia, kështu që askush nuk kushtoi vëmendje kur Catherine nuk zbriti për mëngjes”.

Sipas ekspertëve, këshilla më e mirë do të ishte që nëse keni pasur një familjar, si prind, motër apo fëmijë që ka pësuar vd ekje të pashpjegueshme, rekomandohet që në mënyrë urgjente të bëni një vizitë te kardiologu. /abcnews.al/