Jeff Bezos do jet njeriu i parë qe do jet“i pavdekshëm” ??!

Themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, është duke financuar kompaninë bio-teknologjike Altos, që hulumton se si zhvillohet procesi i plakjes së qelizave

Miliarderi amerikan, një ndër njerëzit më të pasur në botë, po financon kompaninë bio-teknologjike Altos Labs, që punon në hulumtimin se si zhvillohet procesi i plakjes së qelizave, ku me këto gjetje do të duhej t’i zgjatej jeta një njeriu.

Kompania Altos Labs në fillim të këtij viti ka konfirmuar se ka mbledhur rreth 270 milionë dollarë, për hulumtimin e potencialit të riprogramimit të qelizave dhe teknologjinë që do të mund të ndihmonte që kafshët të rinoheshin, që më vonë do të mund të aplikohej edhe tek njerëzit.

Edhe pse deri më tani dihet pak për këtë kompani, të punësuarit e parë tregojnë për teknika të ndryshme kundër plakjes nga një laborator do të mund të ishte e mundur një gjë e tillë.

Është interesant se në mesin e tyre është edhe Dr. Sinja Jamanaka, pionieri në këtë lloj hulumtimi dhe njëherit fituese i çmimit Nobel për Shkencë gjatë vitit 2012. Ai gjatë hulumtimeve të tij ka konfirmuar se shtimi i katër proteinave në qeliza, do të mund të nxisnin rikuperimin e saj në gjendjen e mëparshme.

Në Altos Labs është i angazhuar edhe Dr. Juan Carlos Izpisu Belmonte, biolog spanjoll që punon në Institutin Salk të Kalifornisë, dhe që konsiderohet edhe ai pionier i të ashtuquajturës ndryshimi i qelizës. Në vitin 2016, arriti me sukses të demonstroj teknikën embrionale të qelizave të cilat i injektoi te brejtësit, që treguan shenja të ndryshimit të pleqërisë.