“Kam qenë në lidhje për 10 vite”, Olsa Muhameti flet për jetën e saj: Ja pse u ndamë!

Vetë është autore e programit më të shikuar të dashurisë, por Olsa Muhametin nuk e kemi parë të flasë kurrë për jetën e saj sentimentale. Ama e sigurtë është që do habiteni kur të dëgjoni historinë e dashurisë së Olsës.

Sot ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur pa doreza për lidhjen e saj 10-vjeçare.

Olsa Muhameti tha:

“Unë kam pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë, një dashuri shumë e madhe që më ka bërë të lumtur por që distanca, rrethanat kanë bërë që të degradojë dhe jo të rritet. Duhet ta përjetosh dashurinë, duhet të ndash me partnerin të gjitha momentet, hallet e problemet.”