Kampioni i shqiptarëve! Noizy i dedikon këngë Florian Markut

Reperi i njohur, Noizy dhe boksieri, Florian Marku janë prej vitesh shokë të ngushtë. Ata nuk ngurojnë që respektin që gëzojnë për njëri-tjetrin ta shprehin edhe publikisht.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe pak minuta më parë, ku Noizy ka publikuar një këngë dedikuar Markut. Ndër të tjera në tekst, dëgjohet të thuhet herë pas here, “Kampioni i botës, Marku”.

Sakaq, videoklipi është shumë rrënqethës, pasi shfaqen momente nga stërvitja e boksierit. Sakaq, edhe çaste kur ka triumfuar ndaj kundërshtarëve.

Deri më tani, kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët kanë komentuar duke u ndjerë shumë krenarë./abcnews.al