Karburanti në Tiranë denoncon klientin: Erdhi me BMW luksoze, na mashtroi me paund fallso dy herë

Një karburant në Tiranë ka denoncuar pranë redaksisë së Joq Albania se një person me BMW me traga të huaja, të dyshuara angleze, i ka dhënë dy herë para të falsifikuara. Së pari në datë 22.07.2022 ku i ka dhënë punëtorit 150 paund fallso dhe së dyti ditën e sotme ku përsëri ka paguar me para fallso, kësaj rradhe 100 paund. Karburanti ka dërguar foto të automjetit dhe kërkon që personi të kthehet dhe të zëvendësojë paratë.

Në vijim mesazhi i plotë:

Pershendetje Joq, kam nje shqetesim, esht hera e 2 qe vjen ky personi heren e par e tolerova nuk e denoncova i ka dhen puntorit 150 paund i kami si prov ato karmonedha fallco edhe te gjitha pamjet filmike te dates 22.07.2022, perseri ka shkuar tani para pak minutash edhe i ka dhen puntorit 100 paund perseri fallco e njejta prerje , beje publik kete shqetesim edhe te vije te zevendesoj parate. Edhe nje femi i dallon jan leter formati e printuar me ngjyra por puntori nga nxitimi nuk i ka ven re. Sapo fola perseri me puntorin, ai i ka then djali kto leket sme duken n rregull edhe i tha mi jep lek shqiptare se spo me pelqejn keto edhe nderkoh shkoi tek nje djal qe po priste ne radh per tu mbush duke i mar mendim edhe ai i tha xhaxhi i ke fallco kto skan asnje shenje indentifikuese ai i dha gaz edhe iku.