”Kastriot Myftaraj ishte dhe do mbetet shqiptar i madh”

“Secili ka mund të mendoj ashtu si ia thotë mendja dhe, nga jeta e tij, nga puna e tij, nga karera e tij profesionale dhe Atdhetare, del një konstatim shumë i paanshëm, shumë i pastër se, Kastrioti ishte dhe do mbetet shqiptar, atdhetar i madh i kombit tonë!

Kastrioti nuk njihte pushtet, ai me guximin e një shqiptari të vërtetë gjërat i shtronte hapur dhe mendimi i tij i lirë ishte mendim i lirë, ishte opinion i lirë, të gjitha ta ishin botëkuptime të tij të lira!

Kush do e sido mund të shprehet për Kastriotin, megjithatë Kastriot Myftaraj do të jetë në plejadën më të çmuar të atdhetarëve shqiptarë!

Kështu, nëse kemi kërkuar demokraci, atëherë demokraci është kjo:

-fol hapur, mendo hapur, thuaj mendimin tënd, dëgjo mendimin e tjetrit…

-Kjo është liri e mendimit, kjo është liri e shprehjes!

Kastriot Atdhetari këtë mbronte, këtë mbroi deri në fund të jetës së tij”

Liza BEQAJ, gazetare, Prishtinë