Këngëtari i njohur italian takon Erion Veliajn: Fjala e vetme që di shqip është “të q*fsha robt”

Mbrëmjen e djeshme u mbajt “Sunny Hill”, festivali që ka mbledhur artistë të mirënjohur shqiptarë e me famë ndërkombëtare në Tiranë.

Fedez, ishte njëri prej emrave të famshëm që interpretuan në skenën shqiptare. Bashkëshorti i blogeres së famshme italiane Chiara Ferragni u shpreh se herën tjetër që do të performonte në Shqipëri, do ta bënte falas.

Teksa po performonte në skenë njërin prej hiteve të tij, ai zbuloi se fjala e vetme që di shqip është një sharje.

“E vetmja fjalë që di shqip është “Të q*fsha robt”,-tha Fedez.Ai u mor ditën e sotme në zyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili e përdori për disa foto Facebooku për të pasuruar galerinë e propagandës së tij.

”O vlla, jemi shokë”,-shkruan Veliaj.