Këngëtarja e famѕhme flet për sëmundjen e saj me lot në sy: Nuk kaloj një ditë рa dhimbje

Këngëtarja e famshme, Jessie J, ka folur hapur për shëndetin e saj që është përkeqësuar me kalimin e kohës.

Ylli i hitit “Bang bang” ka treguar se sëmundja e quajtur “Meniere” ka nisur t’i prekë edhe zërin. Jessie J ka bërë një postim në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon se ka qarë në mënyrë histerike kur kuptoi se çfarë impakti kishte sëmundja në shëndetin e saj.Këngëtarja e famshme flet për sëmundjen e saj me lot në

Së bashku me një video të saj duke kënduar “Purple Rain” në një konkurs në Kinë, ajo tregoi:

“Dje provova të këndoja një këngë, që zakonisht e këndoj shumë lehtë, por nuk mundesha. Problemi që kam nuk është zëri im, por po prek zërin tim.Dhe mirë… Unë qava. Për orë të tëra. Prej 6 muajsh unë ende nuk mund ta kaloj një ditë të plotë pa dhimbje në mes të qafës dhe fytit. Disa ditë janë shumë më të mira se të tjerat. Pjesa më e keqe është se nuk janë kordat e mia vokale. Ato janë të shëndetshme dhe më presin me duart lart. Ka diçka rreth tyre. Tirodija, alergji. Kush e di. Testimet vazhdojnë.”