Këngëtarja shqiptare tregon se si flirtoi me Majkun

Nuk ka patur asgjë serioze sipas këngëtares pasi ajo vetë e ka konsideruar si normale, sepse sipas saj çdo femër ngucet.

Bëhet fjalë për këngëtaren Ana Kabashi e cila ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone” , ku ndër të tjera ka folur edhe për flirtimet që ka marrë nga të famshmit shqiptarë.

Një ndër të famshmit që ka përmendur Ana ishte edhe Majku.

Dikur ai e ka flirtuar por tani ata janë miq shumë të mirë.

Kur moderatorja e pyet për emrat e meshkujve të famshëm që e kanë ngucur, Ana u përgjigj kështu:

“Është Majku, janë dhe shumë të estradës që i njohim të gjithë.”

Por, çfarë i tha Ana?

“Me Majkun tani jemi miq.

Nuk kemi pasur dhe as nuk kemi ndonjë rivalitet, por njerëzit mund të të ngacmojnë.

Emri i Majkut më erdhi tani në mendje por është shumë normale sepse çdo femër ngacmohet.”, u shpreh ajo.