Keni bërë vaksinën por doni të mbeteni shtatzënë? Ja sa duhet të prisni sipas specialistes

Shumë gra të cilat planifikojnë një shtatzëni hezitojnë të kryejnë vaksinën anti-Covid. Por ekspertët e rekomandojnë vaksinimin edhe për këtë kategori.

Specialistja e ISHP Iria Preza, thotë se një grua duhet të presë vetëm një muaj për të ngelur shtatzënë.

“Të gjitha vaksinat e Covid janë vaksina të sigurta dhe rekomandohet të kryhen tek të gjithë duke filluar nga mosha 18-vjeç”, thotë ajo.

Ajo tregon se në vendin tonë ka pasur raste kur gratë shtatzënë kanë kërkuar të vaksinohen.

Siç ndodh me vaksinën e gripit, nëna mund të kalojë antitrupat edhe tek fëmija.

“Pra nëse dëshirojmë të ngelim shtatzënë mjafton që nga momenti kur kemi kryer skedën e plotë, pritet një periudhë 1 mujorë, në mënyrë që trupi të krijojë imunitetin e duhur.

Ne kemi pasur raste që kanë qenë të vaksinuar me dozën e parë të Pfizer dhe kanë zbuluar midis dozës së parë dhe dozës së dytë që kanë qenë shtatzënë dhe kanë kryer dozën e dytë pasi është një vaksinë që rekomandohet edhe gjatë shtatzënisë.

Kur vaksinohemi ndaj Covid, tek gratë shtatzëna siç edhe janë udhëzimet, antitrupat që krijon nëna kalojnë pastaj tek fëmija”, tha më tej ajo.

Gratë shtatzënë në vendin tonë kanë marrë dozën e vaksinës Faizer.

Por megjithatë, ato duhet të konsultohen me mjekun gjinekolog përpara vaksinimit.