”Keni kohë deri më 11 shtator”/ Ja çfarë kërkojnë talebanët nga Amerika

Talebanët presin që Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahen afatit të caktuar për tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani deri në datën 11 shtator.

Duke folur për “Sky News”, zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen tha se Presidenti amerikan Joe Biden duhet të respektojë marrëveshjen e Dohas të nënshkruar nga administrata Trump vitin e kaluar dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator, përvjetori i 20 -të i sul meve terr oriste.

“Ne jemi zotuar se nuk do t’i sul mojmë ata, ne nuk i kemi su lmuar ata” tha Shaheen, referuar amerikanëve.

Ai gjithashtu i dërgoi një mesazh kryeministrit britanik Boris Johnson dhe bashkësisë ndërkombëtare që të “respektojnë dëshirat e popullit afgan”.

“Kjo është përgjegjësia e tyre sepse ata kanë qenë prapa shkatërrimit të Afganistanit për 20 vitet e fundit” tha ai.