Keqtrajtonte fëmijët e saj dhe i nxirrte për të lypur, arrestohet 30-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 30-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia në Agio Panteleimon në Greqi, pasi fëmijët e saj jetonin në kushte ekstreme si dhe shfrytëzoheshin dhe nxirreshin për të lypur. Mediat greke bëjnë me dije se bashkëshorti i shqiptares kishte bërë denoncimin duke thënë se fëmijët e tij 2,3 dhe 6 vjeç keqtrajtohen nga nëna e tyre dhe ish-bashkëshortja e tij, pasi ishte ndarë me të.

Mëngjesin e djeshëm policia greke shkoi në shtëpi dhe kreu hetimet. U konstatua se fëmijët, dy vajza dhe një djalë, jetonin në kushte ekstrem, ndërsa në zonë kishte buburreca. Mësohet madje se 30-vjeçarja i nxirrte fëmijët edhe në një kishë për të lypur. Menjëherë është vënë në dijeni Prokurori i të Miturve, ndërsa janë arrestuar nëna e tyre 30-vjeçare dhe i dashuri i saj 54 vjeç.