“Kërcet” grushti mes 10 shqiptarëve në Itali, plagoset rëndë njëri prej tyre

Një sherr mes të rinjve për arsye ende të panjohura ka ndodhur në mes të natës mes të premtes dhe të shtunës në Gjenova. Sipas mediave italiane rreth dhjetë persona janë përfshirë dhe të gjithë janë me kombësi shqiptare. Një prej tyre, një i ri u plagos rëndë dhe u transportua me urgjencë në San Martino pasi ka kishte plagë të rënda. Deri më tani policia ka arritur të arrestojë vetëm 5 nga personat e përfshirë në sherr ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sherrit mes shqiptarëve.