Kërcimi i parë i Ganimetes në karrige me rrota! Ëndrra bëhet realitet

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua historia frymëzuese e Ganimete dhe Lulzim Morinës, motër e vëlla nga Kosova që kanë lindur me aftësi të veçanta.

Jeta e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, madje dhimbjen ua ka shtuar edhe më tepër humbja e vëllait të tyre Gazmendit që vuante nga e njëjta sëmundje.

Mirëpo motër e vëlla, treguan se pavarësisht të gjithave nuk e kanë humbur asnjëherë shpresën dhe përpiqen ta jetojnë jetën në maksimum.
Gjatë bisedës Ganimetja tregoi se përpos formimit profesional, gjithë ka pasur ëndërr të bëhej valltare.

E kjo ëndërr iu bë realitet në studion e “Ftesë në 5”. Ky moment nuk mund të mos shoqërohej me lot gëzimi nga vetë ajo dhe i vëllai