Kishin bërë tatoo për njëri-tjetrin/ 24-vjeçarja vdiq në aksident, i fejuari i saj: Si më ike o drita e syve?!

Ditën e djeshme, një 24-vjeçare shqitare, humbi jetën në Itali, pasi u aksidentua me automjetin e saj. Ajo ishte duke u kthyer nga puna, kur humbi kontrollin e mjetit dhe makina e saj u përmbys në oborrin e një shtëpie në Itali.

24-vjeçarja, Dajana Galicaj, kishte vetëm pak kohë që kishte filluar punë në një nga dyqanet e Amazon në Itali. Ajo ishte shpërngulur nga qyteti ku jetonte më parë vetëm për të punuar atje.

Së fundmi, burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se 24-vjeçarja ishte e fejuar. I dashuri i saj ka bërë postimin prekës në rrjetet sociale pas humbjes së Dajanës.

Ai shkruan:

Nuk di nga t’ia filloj, si me ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Me ke copëtuar gjithë zemren, pa ty skam jetë. . Qofsh e xhenetit, sybukura ime dhe do takohemi shume shpejt, do ti fillojmë ne boten tjetër ëndrrat që lamë pëgjys. Do jesh gjimone ne zemren time dashuria ime.
Çifti postonin shpesh foto në rrjetet sociale duke treguar dashurinë e madhe që ata kishin për njëri-tjetrin. Gjithashtu, ata kishin bërë tatoo të përbashkët me emrat e njëri-tjetrit.