Kjo Është Familja Që U Shua Në Rrugën E Kombit, Vajza 3-Vjeçare Po Lufton Për Jetë (EMRAT)

Një familje katër anëtarëshe vdiq sot nga një aksident në aksin rrugor Milot-Morinë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar se nga aksidenti i rëndë pësoi kryefamiljari Blerim Avdijaj, gruaja e tij Anjeza Avdijaj me të cilët tre fëmijë ishin në veturë.

Fëmijët janë Medina Avdijaj, Violeta Avdijaj dhe Klejdi Koci.

Sipas burimeve zyrtare ende nuk dihet se cili prej fëmijëve ka mbijetuar dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se aksidenti ka ndodhur në orën 19:00, dhe se aksidenti ka ndodhur në afërsi të një pompeje të Derivateve, të njohur si “Toma”.