Kjo sure e K’uranit largon çdo të k’eqe për secilën ditë dhe natë nga shtëpia dhe familja juaj..

Për vlerën dhe rëndësinë e sures El-Bekare ekzistojnë shumë hadithe të transmetuara nga Pejgamberi alejhi selam. si dhe shumë vlerësime nga dijetarët eminentë të botës islame.

Nga hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. që përshkruajnë vlerën dhe rëndësinë e kësaj sure do të veçojmë disa prej tyre. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, sepse vërtetë shejtani ik prej asaj shtëpie në të cilën lexohet sureja El-Bekare”[1] Transmetohet nga Ma’kal b. Jesari se vërtetë i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Sureja El-Bekare është gunga e Kur’anit dhe maja (kulmi) e tij. Me çdo ajet të kësaj sureje kanë zbritur nga tetëdhjetëmijë melaqe”.[2]

Transmetohet nga Ebu Umame i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: Lexojeni Kur’anin, sepse ai është ndërmjetësues për lexuesit e tij në Ditën e Kiametit, lexoni Dy dritat (Ez-Zehrevani), suren El-Bekare dhe suren Ali Imran, sepse këto dy sure Ditën e Gjykimit do të paraqiten si dy mjegulla (që ju bëjnë hije), ose si dy ombrella, që janë si dy krahët e shpendit për të mbrojtur lexuesit e tyre.

Pastaj tha: Lexojeni suren El-Bekare, sepse mësimi i saj përmendësh është begati, e lënia e saj është hasretllëk, dhe atë që e lexon, nuk mund ta dëmtojë magjia”[3] Imam Taberaniu dhe Ebu Hatim b. Hibbani kanë regjistruar hadithin e transmetuar nga Sehl b. Sa’di i cili ka thënë: i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtetë çdo send ka gungën e saj, e gunga e Kur’anit është sureja El-Bekare, andaj kush e lexon këtë sure në shtëpinë e tij natën, në atë shtëpi nuk hynë shejtani tri net, e kush e lexon ditën, shejtani nuk hynë në atë shtëpi tri ditë.”

Për vlerën dhe rëndësinë e kësaj sureje që ia ka dhënë Pejgamberi a.s., Imam Nisaiju, Ibni maxhe dhe Termidhiu në koleksionet e tyre regjistrojnë një ngjarje të transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a. i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte dërguar një delegacion të madh, por para se ti niste për në rrugë kërkoi nga ata që të lexojnë atë që dinë nga Kur’ani. Pasi që lexoi secili atë që dinte përmendësh, Pejgamberi a.s. iu afrua më të riut të tyre që ishte në moshë dhe e pyeti: “Çka din përmendësh nga Kur’ani, o filan?”Ai tha: Unë di këtë e këtë sure dhe suren El-Bekare. Pejgamberi a.s. i tha: A e din suren El-Bekare?” Tha po. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Shko, ti do të jesh kryetari i tyre.” Pra, Pejgamberi a.s. e emëroi kryetar të delegacionit për nder dhe respekt të sures El-Bekare që e dinte përmendësh.