Kolegët vendosin lule, foto dhe cigare në tryezën e Saimir Hoxhës, aty ku prej vitesh u ul si oficer krìmesh (Foto)

Ditën e sotme një buqetë me lulë dhe një pako cigare janë vendosur në tavolinën e punës së nënkomisar Saimr Hoxhës.

Kjo është pamja e tavolinës, ku oficeri i Kr imeve të Rënda në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, ulej çdo ditë, prej vitesh, për të ushtruar punën e tij.

Saimir Hoxha mbeti i vr arë dy ditë më parë gjatë një aksioni në Kune Vain të Lezhës paraditen e 28 shtatorit. Dje ai u përcoll për në banesën e fundit me nderimet më të larta.

Kryeministri Edi Rama tha që shteti do të jetë pranë familjes dhe dy fëmijëve të së ndjerit për çdo nevojë.