




Aristela dhe Mevlani pushtuan titujt e mediave rozë pasi u shfaqën pak ditë më parë në një foto duke pozuar në shtrat bashkë, teksa ish-konkurrenti mbështeste kokën në prehërin e saj. Kaq mjaftoi që të aludohej për një lidhje mes dyshes. E megjithëse sëfundmi nisi të qarkullonte gjithashtu një imazh i Mevlanit dhe Linditës së “Për’puthen +40” ku dukeshin sikur ishin gati për t’u puthur, në fakt 33-vjeçari mund të jetë në një lidhje me Aristelën.
Të gjitha dyshimet për një romancë mes tyre duket se i konfirmoi vetë e reja. Ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ku pyeste fansat: “Po ça keni bërë këto ditë?”. Njëri prej tyre i shkruan: “Duke menduar për ty rrush”.





“Mendo për vete se ka kush mendon për mua vlla”, i është përgjigjur Aristela, duke lënë të nënkuptohet se ajo është në një lidhje dhe ka dikë në krah, e me shumë mundësi Mevlanin!




