Korruptoi policët në kufi? Doli në përgjime, reagon sërish Zaimina Vasjari: Herën tjetër që do udhëtoj do…

Zaimina Vasjari ka reaguar sërish për përfshirjen e saj në përgjimet e policëve në Morinë. Për Kryefjala ajo ka mohuar se ka kaluar pa dokumenta.

“Kjo gjë dihet botërishr që kjo nuk është hera e parë që emri im del nëpër portale, por me kalimin e viteve them që loja duhet të ketë rregulla dhe sidomos për histori të pavërteta që transformohen në lajme vetëm për klikime, duke përfituar disa dhe duke dëmtuar emocionalisht disa të tjerë. Më vjen keq që përmend portalet dhe mund të merret në sesnin negative, sepse shumë miq punojnë atje dhe ja u njoh përkushtimin. Historia në fjalë nuk është e vërtetë as nuk kam qenë në Morinë, as nuk kam kaluar nga Morina për në Kosovë.

Udhëtimi që kam bërë në muajin janar ka qenë për pushime në Kroaci dhe kam kaluar tre kufij, atë shqiptar, atë të Malit të Zi dhe gjithashtu të Kroacisë. Nëse besojmë portalet, që kufirin shqiptar e kalove me “ndërhyrje” atëhere këto portale të më tregojnë faktet sesi kalova dy kufinjtë e tjerë. E thjeshtë: I kalova si çdo qytetar i thjeshtë sepse isha në rregull me dokumentat që kërkohen në pikat e kontrollit. Herën tjetër që udhëtoj do të postoj çdo gjë në story sidomos momentin e kalimit në pikat kufitare”. – ka treguar Zaimina