Kosova në rrezik? Analisti i njohur ngre alarmin: Vuçiç po udhëzohet nga Putin

Analisti dhe njohësi i Ballkanit, Janush Bugajski me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Twitter’ ka reaguar pas lajmeve se Serbia ka blerë armatim në mënyrë të fshehtë nga Kina. Bugajski ka shkruar se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është udhëzuar nga homologu Vladimir Putin që të destabilizojë Ballkanin.

‘Vuçiç është udhëzuar nga mbrojtësi i tij Putin që të destabilizojë Ballkanin. Rruga e shpejtë drejt anëtarësimit në NATO për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën është thelbësore për të penguar luftën’, shkruan Bugajski.