Kosovari “ja shkel” 128 km në orë në Zvicër, por ja çka i ndodhi

Policia e kantonit të Cyrihut ka kryer të shtunën dy kontrolle të mëdha të trafikut në Zurich Unterland dhe Glattal. Ndër të tjera, ajo ka nxjerrë një ngasës të shpejtë nga qarkullimi

Gjatë natës nga e shtuna në të dielë, policia e kantonit ka kontrolluar trafikun në vende të ndryshme në zonën Dübendorf, Wallisellen dhe Kloten, si dhe në akset e autostradës nga qyteti i Cyrihut, rasporton zuonline.ch

Sipas raportit, është arrestuar një 28-vjeçar kosovar i cili udhëtonte me automjetin e tij me 128 kilometra në orë në vend të 60 kilometrave sa lejoheshin.

Si pjesë e kontrolleve, policia e kantonit ka raportouar 13 persona për shkelje të shpejtësisë, modifikime teknike të automjeteve ose vozitje nën ndikimin e a lkoolit ose d rogës, transmeton albinfo.ch.

Gjithashtu policia me këtë rast ka lëshuar rreth 50 gjoba.

Për defektet teknike janë denoncuar 25 motoçikleta dhe vetura pasagjerësh. Në rastet më të rënda, automjetet janë raportuar për inspektim në Zyrën e Trafikut Rrugor . Në raste të vogla, shoferëve u është kërkuar të korrigjojnë mangësitë me një raport ankese.