Kozak kërcënon Stresin tani dhe e quan “Hamza”: Pasi të publikoj dosjen, do bëhesh ushqim i preferuar për…

Kozak Braçi ka vijuar me akuzat kundër ish mikur të tij, reperit Stresi duke e quajtur këtë të fundit “Hamza”, që nënkupton tradhëtij e këtij të fundit kundrejt Kozakut.

Ai e ka kërcënuar Stresin se do të publikojë përgjime të frikshme që do ja ulin reputacionin këtij të fundit.

Sipas Kozak, ato që ai do publikojë do nxjerrin në pah të vërtetën e gjithë historisë së tij më Fabio Dushkun, por edhe më tej, duke e sqaruar publikun njëherë e përgjithmonë.

Dosja e përgjimeve që ai do publikojë do të quhet dosja “Hamzai”, ku sipas tij do të dalë në dritë tradhëtari i vërtetë i kësaj historie.

“Pasi të publikoj dosjen do të bëhesh ushqimi i preferuar për JOQ”, është shprehur Kozak duke nënkuptuar Stresin.