Kozaku nuk ndalet, ka një mesazh për ata që e rrëmbyen: Keni për ta parë çfarë do bëhet nesër (video)

Kozak Braçi u mor peng dje nga disa persona, që janë miqtë e Fabio Dushkut.Miqtë e Dushkut e kanë publikuar videon në rrjetet sociale, teksa detyronin Kozakun që të thoshte fjalë banale dhe të vetëposhtërohej.

Policia ka deklaruar se ka shpallur në kërkim dy persona pengmarrës, që dukeshin në video.

Kozaku duket se nuk është dorëzuar dhe ka vazhduar që të shajë njerëzit e Fabio Dushkut, të riut shqiptar që është me burgim të përjetshëm në Greqi.

Kozak Braçi shprehet në videon që ka publikuar se me Fabio Dushkun do të merren njerëzit e tij. Për më tepër, ndiqni videon e Kozakut.