Kreshnik Osmani humb portofolin në protestë, ishte duke ndihmuar një të varfër

Aktivisti i njohur Kreshnik Osmani ishte i pranishëm në protestën e Opozitës mbrëmjen e sotme. Por në përpjekje për të bërë një gjest bujar aktivisti ka humbur portofolin e tij. Në një njoftim në Facebook ai shprehet se teksa po ndihmonte një të varfër, ka humbur nga pakujdesia portofolin e tij.

Në portofol ai thotë se ka karta me shumë vlerë që i duhen dhe nëse dikush e ka gjetur të mbajë paratë por vetëm t’i kthejë kartat që i duhen me pajtetër.

Mesazhi i plotë:

Miq të dashur! Gjatë protestës se sotme, kam humbur portofolin nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një të varfër. Ju lutem nëse dikush nga ata që më njohin dhe e kanë gjetur, të ma japin sepse kam karta të shumta identiteti, crediti banke, patenta që ju nuk ju bëjnë punë dhe mbajini të gjitha paratë! Rendesi ka qe Shqiperia u cua sot e gjitha ne kembe. Ju faleminderit!