Krimi në Fier: Djali “zgjedh” babanë vrasës, nuk shkon në funeralin e nuses

Ditën e sotme Merushe Hazizi dhe Xhevair Hoxha janë përcjellë për në banesën e fundit, pasi ky i fundit dje vrau nusen e ardhshme të familjes dhe më pas veten. Fatjon Hoxha sot ka futur në dhe nusen e ardhshme dhe babain i cili nuk e pranonte Merushen për nuse pasi ajo ishte e divorcuar dhe me 3 fëmijë nga martesa e parë. Varrimi i dy viktimave është bërë në vende të ndryshme në fshatin Vidhisht aty ku jetonte familja Hoxha dhe në Suk 1 aty ku jetonte familja e Merushes.

Por Fatjoni sot ka zgjedhur të përcjellë për në banesën e fundit babain 61-vjeçar i cili i vrau të fejuarën dhe kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj tij. 61-vjeçari kishte konflikte të vazhdueshme me të fejuarën e djalit të tij dhe me këtë të fundit dhe kishte kërkuar urdhër mbrojtje nga gjykata.