“Krimineli ta marrë dënimin më të madh që është dhënë ndonjëherë”, Mozzik reagon pas tragjedisë në Ferizaj

Pas rastitit tragjik në qytetin e Ferizajt ku 18 vjeçarja u dhunua dhe u dërgua e vdekur në spital nga bashkëshorti i saj, reagimet kanë qenë të shumta.

Në mesin e personave politik reaguan edhe artista të ndryshëm të estradës të cilët u shprehën të revultuar nga rasti.

Në mesin e tyre së fundi ka reaguar edhe reperi i mirënjohur, Gramoz Aloi – Mozzik.

Artisti ka shprehur ngushëllime për familjarët si dhe ka theksuar se krimineli që e ka kryer vrasjen të paguajë dënimin më të madhë që kanë dhënë ndonjëherë institucionet tona.

“Ngushëllime familjes. Vrasja e 18-vjeçares na tronditi të gjithëve…e ndjera pushoftë në paqe! Rast i rëndë, shumë i rëndë. E ndjera pushoftë në paqe. Zoti i forcoftë familjen në këtë sprovë. E dorës së kriminelit që kreu vrasjen ta paguajë me dënimin më të madh që kanë dhënë ndonjëherë institucionet tona!”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.

Në statusin e dytë, Mozzik ka shkruar: ‘Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajtë nga mashkulli i ligë”.

Kujtojmë se ditën e sotme është arrestuar edhe personi i dytë i përfshirë në këtë ngjarje, Dardan Krivaqa.