Kris arma në Kombinat, qëllohet në drejtim të një 35-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar së fundmi në Tiranë. Mësohet se pas një sherri për motive banale, një 28-vjeçar i identifikuar si Emra Korteshi qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Enrid Ismailaj, 35 vjeç. Policia është vënë në kërkim të 28-vjeçarit Korteshi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç.