Kronologjia, gazetari Artan Hoxha tregon si u vra oficeri i policisë në Lezhë: La dy fëmijë jetim

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja tronditëse e oficerit të policisë kriminale në Lezhë. Saimir Hoxha baba i dy fëmijëve u qëlluar për vdekje me një plumb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama. Gazetari Artan Hoxha ka treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes që tronditi Lezhën. Sipas Hoxhës një grup i strukturave të policisë që herët në mëngjes shkuan në një zonë për të asgjësuar një parcelë me 110 rrënjë kanabis. Pas kryerjes së këtij misioni dhe me asgjësimin e rrënjëve të kanabisit, efektivët e policisë po largoheshin nga zona, por kanë pikasur një makinë të dyshimtë të cilën e kanë parë dy herë në zonë. Duke dyshuar se mund të ketë lidhje me parcelën e kanabisit, efektivët e policisë e kanë ndaluar për verifikim. Në këtë makinë ka qenë autori i krimit Aldi Rama i ulur në pjesën e pasme të makinës ndërkohë në makinë kanë qenë edhe dy të rinj të tjerë shoferi dhe një pasagjer. Efektivët e policisë u kanë bërë thirrje që të zbresin nga makina për kontroll, por teksa shoferi dhe pasagjeri kanë dalë nga makina duke iu bindur urdhrit të policisë, 21-vjeçari Aldi Rama nuk ka pranuar. Pikërisht në këtë moment, oficeri Saimir Hoxha është afruar tek dera e pasme e makinës së ndaluar për të komunikuar me Aldi Ramësn. Por 21-vjeçari ka nxjerrë armën tip pistoletë TT dhe e ka qëlluar me një plumb që e ka kapur në zemër e për pasojë Saimir Hoxha ndërroi jetë.

Gazetari Artan Hoxha raporton se fundi i shtatorit është një periudhë ku mblidhen të korrat e kanabisit dhe trafikantët e kultivuesit janë vigjilentë pasi nuk duan të humbin prodhimin. Ndërkohë për sa i përket Aldi Rama, ai raporton se duhej të ishte në banesën e tij nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” të lëshuar më 6 Maj. Por mesa duke Aldi Rama jo vetëm që nuk e ka zbatuar masën e sigurisë por madje edhe lëvizte i armatosur nëpër qytetin e Lezhës.

Gazetari Hoxha thekso më tej se me vrasjen e Saimir Hoxhës, autori Aldi Rama ka përfituar nga situata e krijuar dhe ka marrë makinën e shokëve të tij duke u larguar disa kilometra larg vendit të ngjarjes e për tu fshehur më pas në lagunën e Kunës. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur 4 grupe të forcave RENEA, ndërsa kontrollet kanë vijuar në rrugë tokësore, nga ajri me helikopter dhe nga lartësia e një çatie me snajper.

Në zonën e lagunës së Kunës ka disa objekte dhe për këtë arsye RENEA ka hedhur disa herë granata çorientues për të nxjerrë nga zona ku ishte fshehur autorin.
Në këto momente një Snajper i RENEA-s ka identifikuar Aldi Ramën dhe e ka mbajtur nënë vëzhgim. Duke qenë nën trysnin e rrethimit nga policia, Aldi Rama ka qëlluar me armë një herë ndërsa më pas ka lëvizur nga vendi ku ishte fshehur. Gjatë kësaj lëvizje ai ka rrëshqitur në buzë të një kanali dhe për pasojë arma është shkrehur duke i shkaktuar plagën anash ballit.

“Policia ka bërë mbylljen e zonës dhe Aldo Ramës. Njëri e ka pa parë dhe e ka identifikua, një Snajperi sipër banesës e ka parë. Kanë qenë dy njësi të RENEA-s në zonë me 4 grupe. Dhe kur është parë aty autori që ka tentuar të fshihej, RENEA ka pastruar disa objekte që të mos futej aty dhe të rezistojë. Janë granata të RENEA-s që ka efekte hutues por nuk të dëmton. RENEA i hodhi në disa ambiente për ta nxjerrë. Kur snajper e dalloi ai ka tentuar të kalojë kanalin. Autori ka qëlluar një herë me pistoletë TT, në ajër. Në të shtënën e dytë ka rrëshqitur dhe ka ngelur në kanal. Shenjat e rrëshqitjes kanë qenë, i ka parë policia shenjat. Ka marrë një plumb ne cepin e ballit. Në bazë të të dhënave paraprake, aty ku e ka marrë plumbin në pjesën e ballit. Nuk është zonë kur personat bëjnë vetëvrasje. Vetëvrasjet bëhen ose poshtë mjekrës ose anash. Ideja është që të godasësh të vdesësh direkt jo të vuash. Por vendi i të shtënës tek ai, e ka në një pozicion tjetër, pra një rast jo i zakonshëm i vetëvrasjes. Nuk e kanë ditur se ka ngelur në kanal. Mund të ketë qëndruar edhe mbi 30 minuta i plagosur. E kanë gjetur të plagosur pa ndjenja.” tha Hoxha. /abcnews.al/