Kujtonin se po flinte gjumë, turisti kishte vdekur në shezlong!

Vdes duke bërë banjo dielli një turist britanik në Greqi.

Ngjarja ndodhi në një plazh të Kretës

Plazhistë të tjerë, që po qëndronin në plazhin Stalida, besohet se kishin nisur të shqetësoheshin kur burri i shtrirë në shezlong nuk kishte lëvizur prej disa orësh në diellin përvëlues.

Ata ishin afruar për të komunikuar me 54-vjecarin por kuptuan se ishte pa ndjenja dhe dhanë alarmin.Grupet paramjekësore erdhën në vendngjarje dhe tentuan dëshpërimisht të ndihmonin burrin me frymëmarrje artificiale. Ai u dërgua më pas në spitalin Heraklion të ishullit ku u shpall i vdekur, shkruan MailOnline.

Indentiteti i burrit nuk është bërë publik por ai besohet se ka qëndruar disa orë në diell pa lëvizur, derisa plazhistë të tjerë vendosën të kontrollonin. Vdekjet e papritura ose aksidentet gjatë aktiviteteve personale janë shtuar dy vitet e fundit dhe autoritetet ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e mundshme.

Zyrtarët britanikë thanë se zyra e punëve të jashtme po ndihmon familjen e një burri që kishte vdekur gjatë pushimeve në Kretë.