




Pavarësisht kritikave e ofendimeve të shumta, Adriana Matoshi vazhdon të jetë tejet e lumtur në krahët e të dashurit të saj, Keith Groeneveld.
Aktorja, e pleqyer nga mijëra fansa në rrjete sociale, po e dëshmon dita-ditës dashurinë e madhe që ka ndaj partnerit të saj – 20 vite më të ri.





Të njëjtit po e shijojnë mjaft shumë kohën së bashku, ndërsa së fundmi morën vëmendje me paraqitjen elegante në një nga daljet e tyre.
Ka qenë aktorja nga Gjilani ajo e cila ka ndarë disa imazhe të reja përkrah Keith, në një nga paraqitjet e tyre të përbashkëta.





Matoshi duket në formë të mrekullueshme me fustanin e zezë me nuanca të ngjyrës nude, e Keith në anën tjetër me kostumin blu.
“Kur ndihesh e përmbushur dhe perfekte”, ka shkruar ajo.




