Kush është Rim Preçi/ 30-vjeçari që iu bë atentat në Lezhë, sapo ishte kthyer nga Belgjika

Del foto e 30-vjeçarit Rim (Blerim) Preçi, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të sotëm në Lezhë. Ndaj automjetit Mercedes Benz tip ML, u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Bashkë me Rim Preçin mësohet se në automjet ndodhej dhe një person tjetër i quajtuar Klisman Preçi. Mësohet se Rim Preçi sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe sipas mediave ka patur probleme në të shkuarën.