La gruan për refugjaten ukrainase, 29-vjeçarit i bën gjëmën ish-i

Babai britanik, i cili u arratis me një refugjate ukrainase, i cila erdhi për të jetuar në shtëpinë e tij dhe të të shoqes, ka rënë dakord të ndërpresë kontaktet me ish-partneren të cilën e braktisi.

Tony Garnett, 29 vjeç, doli sot në gjykatë pasi ish-partnerja e tij prej 10 vitesh, me të cilën ka dy fëmijë, mësohet se kishte aplikuar për një urdhër gjykate që e ndalonte të kontaktonte me të.

Kjo vjen pasi Toni u largua nga Lorna, 28 vjeç, kur ai ra kokë e këmbë në dashuri me Sofiia Karkadym, e cila erdhi të jetonte me ta si refugjate lufte.

Roja i sigurisë u largua nga shtëpia që ndante me Lornën dhe dy vajzat e tyre të vogla për të filluar një jetë të re me Sofian, 22 vjeç, vetëm dhjetë ditë pasi ajo mbërriti nga Ukraina, raporton Daily Mail.