LAJMI I FUNDIT / Aksident me vdekje në Berat

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Berat. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Roshnik, ku një kamionçinë, në të cilin udhëtoni katër persona ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën një 58-vjeçar, i identifikuar si Zybo Brami. Të plagosur në spital ndodhen Daniel Brami 26 vjeç dhe Roni Brami 12 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në gjendje të rëndë është Astrit Kanaci, i cili mendohet të ketë qenë drejtues i mjetit.

Nga pamjet shihet se kamionçina mbante materiale ndërtimi, ndërsa pasi ka dalë nga rruga është përmbysur. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. g.v/abcnews.al