LAJMI I FUNDIT/ Ja çka po ndodh me Mërgimtarët në Kufirin e Sërbisë

Pritje të gjata janë regjistruar gjatë orëve të mëngjesit në vendkalimin Tabanoc – Preshevë, por edhe në vendkalimin Bogorodica – Evzoni.

Bazuar videokamerave të drejtpërdrejta nga këto pika kufitare, vërehen kolona të gjata të makinave. Tek pika Tabanoc radhët e gjata të makinave janë deri në afërsi të këtij fshati, por në disa raste evitohen këto kolona, duke u pakësuar.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të qytetarëve nëpër rrjetet sociale, sidomos të mërgimtarëve që po kthehen në vendet e tyre të punës, pas pushimeve në vendlindje.

Një prej tyre ka nënvizuar për INA se sapo ka dal nga shtëpia e deri në Tabanoc i ka rënë të pres mbi 2 orë. Megjithatë siç mësohet pritjet e orëve të fundit në këto pika kufitare kanë qenë nga 1 deri 2 orë.