Largimi i qytetarëve problem: qyteti i bukur italian dhuron shtëpi dhe para falas, zbulohet kushti i vetëm

Një qytet i vogël italian po boshatiset dita ditës, për këtë arsye kryebashkiaku ka gjetur një mënyrë për të afruar popullsi të re, duke dhuruar shtëpi falas por me një kusht.

Qyteza e quajtur Kamarata, në ishu.llin e Siçilisë, ka shumë ndërtesa të boshatisua. Kryebashkiaku Vincenzo Giambrone i ka mbu.shur mendjen pronarëve të shtëpive që të dorëzo.jnë çelësat, dhe godinat e vjetra të ripopu.llohen me banorë të rinj.Kushti i vendosur nga kryebashkiaku është që banesat të rinovohen, ndërsa për çiftet që kanë një fëmijë, do të ketë para bonus.

Banorët që do të ve.ndosin të vijnë aty, duhet të paguajnë 5000 euro si depozitë dhe ta rinovojnë shtëpinë brenda 3 viteve.

Pasi të jetë kryer rin.ovimi, 5000 eurot do të kthehen mbrapsht. Shtëpitë mund të përdoren për të banuar ose mund të kthehet në një bizn.es të tipit Bed and Brea.fast, dyqan ose restorant.

Çiftet që do të lindin fëmijë në qytet do të kenë 1000 euro bonus. Kryebashkiaku tha për CNN Travel: “Nuk e shikoj dot bosh këtë vend të mrekullueshëm dhe historik. Më dhemb shumë”.