Ledjana foli pasi u tha se Mevlani e la për Antonelën/ Reagon ai: Bota është portokalle moj

Mevlani dhe Ledjana vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me marrëdhënien e tyre që ka patur pafund luhatje. Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas. Madje, ish-konkurrentja hodhi dyshime se Mevlani ka vjedhur këngën që i kishte dedikuar asaj. Ky i fundit, iu kundërpërgjigj duke e fshirë atë nga YouTube, mirepo luhatjet vazhduan mes tyre e ndonëse u tha se janë ribashkuar diçka e tillë nuk ndodhi.

Ndërkohë që Mevlanin së fundmi e kemi parë shpesh në shoqërinë e Antonelës, me të cilën na ka treguar se gëzon një marrëdhënie të mirë.

Megjithatë, një status i fundit i Mevlanit i ka bërë fansat të dyshojnë se lidhet me Ledjanën.

“Pyes veten gjithmonë pse pikërisht atyre personave që ju dhe shumë, i respektove shumë dhe pse pikërisht ato të urrejnë më shumë? Bota është portokalle. Mos harroni! Mos ja ktheni shpinën atij që ju ndejti afër kur ti kishe nevojë”, thuhet në statusin e Mevlanit.

Arsyeja pse mendohet se ky status lidhet me Ledjanën është fakti që kjo e fundit bëri një postim në të cilin thuhej: “E vetmja gjë që nuk marrim shumë është dashuria dhe e vetmja gjë që nuk japim shumë është dashuria.”
Pra, Mevlani po thotë që i ka dhënë shumë, ndërsa Ledjana as s’ka marrë, as s’ka dhënë dashuri?