Lefter Koka thotë se është i sëmurë, lë qelinë dhe përfundon në spital

Ish-minisri i Mjedisit, Lefter Koka ka përfunduar në Spitalin e Burgut. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

Kjo raportohet nga disa media dhe nuk dihet nëse është ndonjë skemë e lëvizjes për takime nga ish-ministri apo vërtet Koka s’është mirë nga shëndeti.

Nuk dihen arsyet dhe konkretisht çfarë problemesh shëndetësore ka ish-ministri i arrestuar për aferën e inceneratorëve.