“Lekët ose ju vrava”/ Grabitësi që kërcënoi punonjësit e Postës Shqiptare me armë lodër u largua në këmbë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me grabitjen me armë në Kamëz mesditën e sotme. Burime për media bëjnë me dije se autori që grabiti 1 mln lekë të vjetra nga Posta Shqiptare me armë lodër është rreth 25 vjeç. Ai ka qenë me maskë Covid dhe me kapele, ndërsa kur është futur në ambientet e brendshme të postës nuk ka pasur klientë.

Në atë moment kanë qenë 3 punonjësit e postës, një burrë dhe dy gra, ndërkohë që autori mbante një çantë të vogël me vete, brenda së cilës fuste dorën herë pas here dhe nxirrte një send në dukje pistoletë, e dyshuar lodër

Pas kësaj, punonjësit e postës nuk kanë kundërtuar, nga frika se mund të qëlloheshin me armë dhe i kanë dhënë paratë. Grabitësi është larguar në këmbë, gjë e cila shton dyshimet se ai është një banor që e njoh zonën

Nga ana tjetër, policia ka filluar të shqyrtojë nëse bëhet fjalë për një nga të skeduarit e zonës me precedentë penale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.