Lezhë 2022/ Bashkia lë pa pastruar koshat e mbeturinave, qeset mbushin trotuarin

Pamjet flasin vetë dhe s’kanë shumë nevojë për koment për të kuptuar se sa punë bëhet në Bashkinë e Lezhës, me në krye Pjerin Ndreun. Së fundmi një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë situatën e krijuar nga tejmbushja e koshave të mbeturinave dhe koha e gjatë pa u pastruar në një zonë të qytetit.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, plehrat kanë përfunduar në trotuar duke u bërë kështu jo vetëm pengesë për kalimin e qytetarëve, por edhe shkak për përhapjen e infeksioneve. “Persh joq. shikoni se ne c gjendje jane koshat e mbeturinave ne mes te Lezhes”- shkruan qytetari.