Linja ajrore Albawings “torturon” pasagjerët” me vonesat: Na mbyllën brenda pa asnjë njoftim

Nuk është hera e parë që qytetarët ankohen për vonesat që shkaktojnë linjat ajrore. Ditën e djeshme një qytetar ka denoncuar linjën ajrore “Albawings” për vonesat dhe kohën e gjatë që pasagjerët kalojnë duke pritur. Sipas mesazhit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, pasagjerët janë paraqitur në aeroportin e Rinasit dy orë e gjysmë përpara, por po aq ka zgjatur edhe vonesa në kryerjen e procedurave para fluturimit.

Siç duket edhe në një foto, fluturimi ka qenë për në orën 12:00, por për shkak të vonesave është bërë në orën 16:45 minuta. “Dy orë e gjysmë duhet me qenë përpara, dy orë e gjysmë vonesa e dy orë e gjysmë më mbrrit na duhet ndonjë ide më shtut kohën, me mbush barkun e ku me pi cigare se na kan mbyllur mrena pa asnjë njoftim deri tani veç kësaj foto. E Jan shtyrë në 16. 45”- shkruan qytetari.