Liria e Cllevios zgjat vetëm tre ditë, shoqërohet sërish në komisariat (VIDEO)

Reperi Cllevio Serbiano është shoqëruar paraditen e sotme sërish në komisariat, tre ditë pas daljes nga qelia.

Në momentin kur efektivët e Policisë i kanë ardhur në shtëpinë e tij në Lushnjës, Cllevio ka qenë “live” në rrjetet sociale.

Mësohet se arsyeja e shoqërimit të Cllevios nga uniformat blu ka ardhur pas denoncime për shkak të ofendimeve dhe kërcënimeve që reperi ka bërë tre ditë e lirisë së tij në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse sot kemi të bëjmë me një shoqërim të thjeshtë tij, apo sërish arrestim.

Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti u arrestua rreth një muaj e gjysëm më parë për shkak se theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe u lirua tre ditë më parë duke u lënë sërish në masën “arrest shtëpie”.

Më poshtë keni momentin e mbërritjes në shtëpinë e Cllevios të Policisë.